Kryetari i Klinës priti në takim Komandantin e Rajonit Perëndimor të KFOR-it

by informim peje

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetarja Marqe Tanushi-Selmanaj, kanë pritur në vizitë Komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perëndim, Kolonel Francesco Errico.

Kryetari Elezaj e uroi Kolonelin Errico për marrjen e detyrës së re, duke e siguruar atë për gatishmërinë e komunës për të bashkëpunuar në shumë çështje.

banner

Ai theksoi se komuna e Klinës ka pasur gjithmonë një bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe se ky partneritet do të vazhdojë në të mirë të qytetarëve.

Koloneli Errico, nga ana e tij, shprehu mirënjohjen për pritjen dhe konfirmoi angazhimin e KFOR-it për të mbështetur institucionet lokale dhe për të kontribuar në sigurinë dhe paqen në komunën e Klinës si dhe fusha të tjera.

Në përfundim të takimit, të dy palët i dhuruan njëri-tjetrit nga një dhuratë simbiolike për të shprehur mirënjohjen e ndërsjelltë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy