Milatoviç shkruan për përvjetorin e sulmeve të NATO’s, përmend “viktimat e bombardimeve”, jo edhe arsyen pse u intervenua

by Nexhat

Presidenti i Mali të Zi, Jakov Milatoviç, ka shkruar për 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, por nuk e ka përmendur arsyen pse u intevenua.

“Sot 26 vjet më parë, NATO nisi hombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë, pjesë e të cilës ishte edhe Mali i Zi atë kohë”, ka shkruar Milatovic.

banner

Ai ka përmendur viktimat e bombardimeve dhe ka thënë se është detyrë që të ruhet kujtimi i të gjitha viktimave të pafajshme të bombardimeve.

“Jetët e humbura dhe shkatërrimi nga lufta na kujtojnë se nuk ka alternativë ndaj politikës së paqes, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit dhe se një politikë e tillë është garancia e vetme e stabilitetit dhe prosperitetit për vendin dhe rajonin tonë. Është detyrimi ynë që të ruajmë kujtimin e të gjitha viktimave të pafajshme të bombardimeve, si ato në Murinë, por edhe të kontribuojmë së bashku në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për qytetarët tanë, në mënyrë që përvojat tragjike të së kaluarës të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ai

Jakov Milatovic:

Na današnji dan, prije 26 godina, otpočelo je NATO bombardovanje SR Jugoslavije, čiji je dio tada bila i Crna Gora. Izgubljeni životi i ratna razaranja, opominju nas da politika mira, međusobnog uvažavanja i saradnje nema alternativu i da je upravo takva politika jedini garant stabilnosti i prosperiteta naše države i regiona. Naša je obaveza da čuvamo sjećanje na sve nedužne žrtve bombardovanja, poput onih u Murini, ali i da zajedno doprinosimo izgradnji sigurnije budućnosti za naše građane, kako nam se tragična iskustva iz prošlosti nikada više ne bi ponovila.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy