Një muaj paraburgim për të dyshurin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

by Nexhat

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar një muaj paraburgim për 19-vjeçarin B.D, i dyshuar për vrasjen e një bashkë-moshatari të dielën në Vushtrri.

Përmes një njoftimi Gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj.

banner

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Vrasja ka shokuar opinionin publik në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy