“Rama po e përdor Bashën”, gazetari: Strategji e zgjuar e kryeministrit

by Nexhat

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, gazetari Dritan Hila tha se trendi i fundit i videove mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është një strategji e kryeministrit për ta “zgjuar” nga gjumi ish-kreun e PD-së.

Ai e cilëson këtë si një strategji të zgjuar nga ana e kryeministrit, ndërsa thotë se Rama po e përdor dhe me këtë “lojë” nëpërmjet videove përveçse doli nga anonimati ku ishte futur, Lulzim Basha nuk ka asnjë lloj përfitimi.

banner

“Po ta shohësh, Rama e hap në mëngjes me Lulin dhe kjo është një strategji e zgjuar elektorale, sepse gjithë ditën mediat merren me çfarë tha Luli, si i ktheu përgjigje Luli, çfarë i tha Rama. E bllokon komplet atë çfarë mund të vijë nga partitë e tjera dhe psh. e mban mend ti se çfarë ka thënë Saliu? Se mban mend. Ndërsa njerëzve ju duket interesante ky lloj debati pasi dhe unë po të dal lakuriq, e kap famën po sa vota arrij me këtë. Ok, e nxorri nga gjumi, nga anonimati ku ishte futur Basha, se s’e di çfarë pozicioni politik ka Basha. Mendoj që e gjithë kjo që po bën është pavlerë, por natyrisht është me vlerë për Ramën, qoftë për të zënë hapësirën mediatike, qofte për të grryer votën e PD-së dhe ka krijuar një kulturë që shkon në favor të tij, dhe kjo është që të biesh në kurthin e Ramës,” tha gazetari Dritan Hila.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy