Kombëtarja kuqezi lë pas humbjen ndaj Anglisë në Wembley, teksa fiton pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh.
Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit
Dhe në fakt ndeshja nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Minuta e 9 një goditje dënimi nga e djathta e krosuar në mënyrë pefekte nga Asllani, shfrytëzohet nga sulmuesi Rey Manaj që me kokë e çon topin në rrjetë, për golin e avantazhit. Në minutën e 20 do të vinte edhe goli i dytë, pas një aksioni të përkyer, me Brojën që merr një top nga e djathta i ç’markohet mbulimit të mbrojtësit bën një finte ndaj portierit mik, e më pas vendos të pasojë për Rey Manaj, me bomberin e Sivasspor që nuk fal teksa gjen golin e dytë për kuqezinjtë. Falë kësaj dopiete Rey Manaj shkon në kuotën e 10 golave me fanellën kuqezi duke barazuar dy legjenda në historinë e kësaj kombëtareje: Sokol Kushtan dhe Igli Taren. Avantazh i dyfishtë brenda 20 minutash lojë që u jep lojtarëve të Sylvinhos qetësinë dhe besimin e duhur. Asllani tentoi dy herë nga distanca portën e miqve por pa sukses, me fraksionin e parë që mbyllet me shifrat 2-0
Në pjesën e dytë ritmi nuk do të ndryshojë, me ekipin tonë përfaqësues që dominon në lojë duke kontrolluar topin, ndërsa Andorra përpiqet të mos pësojë gola të tjerë. Manaj u afrua sërish tek goli, por këtë herë bomberi lushnjar ishte i pafat. Në fraksionin e dytë minuta pati edhe për Myrto Uzunin, që zëvendësoi Brojës.
Në fund pati kohë edhe për një gol të Uzunit.
Marrim fitoren e parë dhe 3 pikëshin e parë në këto eleminatore, duke u ngjitur në vendin e 2 në Grupin K, pas dy ndeshjve të para. E radhës është ndeshja e qershorit e shumëpritura Shqipëri-Serbi