Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtri, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

by Nexhat

Departamenti i Krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës Themelore atje që ta caktojë masën e paraburgimit për të pandehurin B.D., i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z. mbrëmë në Vushtri.

Prokuroria tashmë ka bërë të dituar se i dyshuari ka pranuar fajësinë, ndërsa njofton se seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

banner

Njoftimi i plotë

 Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.

I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy