Zyrtarë serbë dhe ambasadori rus në Beograd kujtojnë 24 marsin 1999: 26 vjet më parë nisi agresioni i NATO-s

by Nexhat

Serbia e ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke bërë nderime pranë një monumenti të “fëmijëve të rënë gjatë agrestionit të NATO-s”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq vendosi një kurorë atje, ndërsa në komunikatën e lëshuar u tha se “më 24 mars, 26 vjet më parë, filloi agresioni i NATO-s ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë, i cili zgjati 78 ditë, duke shkaktuar shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale”.

banner

Me Gjuriqin, atje ishin edhe delegacione nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe ushtria serbe.

Në fotografi shihet edhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, megjithëse nuk përmendet specifikisht në komunikatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy