Akuza ndaj minisrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka për sulm fizik, mund të bëhet një tjetër pengesë për përpjekjet e partisë në pushtet për të formuar një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, shkruan agjencia e lajmeve, Associated Press.
Prokuroria e Prizrenit, e cila ndodhet 86 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Prishtinës, ka akuzuar Fikrim Damkën, ministrin e Zhvillimit Rajonal, për sulm ndaj dy personave nga një parti rivale e pakicës turke në ditën e zgjedhjeve.
“Sipas prokurorisë, sulmi i pretenduar erdhi si pasojë e “publikimit të disa informacioneve dhe lajmeve në platformat e mediave sociale” që ishin kritike ndaj Damkës dhe partisë së tij. Damka, lider i Partisë Demokratike Turke, u ndalua dhe u vendos në arrest shtëpiak. Ai i mohon akuzat. Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me deri në një vit burg”, shkruan AP.
Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti fitoi 48 vende në parlamentin 120-anëtarësh, duke mos arritur të sigurojë shumicën
Tutje, në shkrimin e tyre theksohet se gjatë fushatës, Kurti premtoi se nuk do të bashkëpunonte me dy partitë e tjera kryesore, duke e bërë vendimtare mbështetjen e partive të pakicave jo-serbe — të cilat kanë 10 vende në parlament.
Me dy vende në parlamentin e ri, partia e Damkës mund të jetë një aleate e rëndësishme