Berisha merr ftesë nga PPE për të mbajtur fjalim në Kongresin e Valencias

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka pranuar një ftesë zyrtare nga Partinë Popullore Evropiane (PPE) për të marrë pjesë dhe mbajtur një fjalim në Kongresin e PPE-së që do të mbahet në Valencia, Spanjë, më 29-30 prill 2025.

Në letrën e dërguar nga Manfred Weber, presidenti i PPE-së, dhe Alberto Núñez Feijóo, kryetar i Partisë Popullore të Spanjës, Berisha është ftuar të kontribuojë në diskutimet mbi drejtimin e ardhshëm të PPE-së dhe Bashkimit Evropian.Kongresi do të përfshijë zgjedhjet për presidencën e re të partisë dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme, duke përfshirë rezoluta dhe ndryshime statutore për modernizimin e PPE-së. Përveç kësaj, më 29 prill, Berisha do të marrë pjesë në Darkën e Liderëve, ku do të jenë të pranishëm figura të larta të politikës nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të BE-së.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy