Çitaku i reagon VV’së: Jeni kampion për propagandë – Dështim e degradim në çdo fushë

by Nexhat

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth një video që e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me qeverisjen e kësaj të fundit, duke kritikuar VV-në,

Çitaku ka thënë se VV-ja është ‘‘kampione e padiskutueshme’’ kur bëhet fjalë për propagandë.

banner

Tutje, Çitaku ka deklaruar edhe se qeverisja e VV-së s’ka sjellë as zhvillim, shpresë e as mirëqenie, përkundrazi, ka shtuar ajo, qeverisja Kurti ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash.

Postimi:

Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme.

Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.

Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim.

Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy