Fetai e quajti “moment historik” intervenimin e NATO-s në Kosovë, reagon ambasada serbe në Shkup

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, ka përkujtuar 26 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë duke nënvizuar rëndësinë e këtij momenti historik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Fetai theksoi se bombardimet e NATO-s ndihmuan çlirimin e Kosovës dhe ndaluan shtypjen dhe krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit kundër civilëve në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

banner

“Ky moment historik hapi rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë”, shkroi ai.

Ai gjithashtu vuri në dukje rolin e Maqedonisë së Veriut si një anëtare krenare e NATO-s, e angazhuar në misione paqeruajtëse për një botë më të sigurt.

Por, kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak diplomatit serb me seli në Shkup.

Ambasada serbe në këtë vend u shpreh “thellë e shqetësuar” për këtë deklaratë të Fetait, duke thënë se e njëjta “nuk kontribuon në ndërtimin e respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.

Në reagimin e kësaj ambasade theksohet se deklarata e Fetait se intervenimi i NATO-s ishte një “moment historik” që “hapi rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në rajon” dhe “ndalimin e gjenocidit” ndikon thellë në ndjenjat e qytetarëve serbë, për të cilët, sipas këtij reagimi, “24 marsi përfaqëson simbolin e vuajtjeve të mëdha dhe fillimin e një prej periudhave më tragjike në historinë e re të Serbisë dhe popullit serb”.

“Kujtimet e ngjarjeve të asaj kohe dhe vuajtjet e popullatës janë ngulitur thellë në ndërgjegjen kolektive të popullit tonë, dhe dhimbja dhe pasojat e asaj periudhe janë ende të gjalla edhe sot. Prandaj çdo përpjekje për të relativizuar apo interpretuar pozitivisht këto ngjarje perceptohet si një poshtërim i dhimbshëm dhe i papërshtatshëm i viktimave dhe familjeve të tyre”, tha ambasada serbe në Shkup, .

Më tej, misioni diplomatik serb në Shkup tha se “shpreh shpresën se në të ardhmen kompleksiteti i temave të tilla do të merret parasysh gjatë paraqitjeve publike, por, më e rëndësishmja, do të tregohet konsistenca e parimeve të përzgjedhura ndërkombëtare në zbatim të interpretimit dhe respektimit të parimeve të tyre ndërkombëtare, duke respektuar interpretimin dhe zbatimin e tyre”.

Ambasada theksoi se është veçanërisht e shqetësuar për “përdorimin joserioz” dhe “të pabazuar” të formulimeve gjuhësore dhe termave juridikë, siç është termi “gjenocid”. Ky i fundit, ambasada serbe thotë se po keqpërdoret dhe se përdorimi i tij është “fyerje për të gjitha viktimat e vërteta të kësaj forme më të rëndë krimi”.

Më tutje, ambasada e vazhdoi narrativin serb për situatën “e rëndë” të popullatës serbe në Kosovë. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy