Shefi i politikë së jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjuriq në njoftim për takimin ka thënë se parakusht për “ringjalljen e dialogut, që s’ka parë përparim prej vitesh, është krijimi i besimit”,
Gjuriq ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit.
“Hapat vendimtarë për normalizimin e marrëdhënieve përfshijnë formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe dhe zbatimin e angazhimeve të tjera të përshkruara në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar ai
Марко Ђурић:In my meeting with@EUSR_Dialogue Peter Sørensen, I highlighted that the key prerequisite for reviving the #BelgradePristinaDialogue, which has seen no progress in years, is the establishment of trust. Crucial steps for normalizing relations include the formation of the Community of Serb-Majority Municipalities and the implementation of other commitments outlined in the #BrusselsAgreement