Pas kallëzimit të dytë të Sali Berishës në SPAK nga familja Haklaj, djali i Elez Haklajt, i vrarë në vitin 1997 në Tropojë, kanë thënë se kanë dorëzuar provat në SPAK që sipas tyre implikojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, si kreun e organizatës kriminale që ka dhënë urdhrin për vrasjet tronditën Tropojën.
Në mesazh thuhet se drejtësia, sipas familjes Haklaj e ka në dorë zbardhjen e ngjarjes dhe sipas tyre ata nuk po shohin asnjë veprim të SPAK
“Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtur as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur”, thuhet në mesazhin që ka shkuar në redaksinë e Report TV.
Në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar më 17 mars një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës për akuzat e rënda të drejtimit të organizatës kriminale dhe vrasjes. Kallëzimi është bërë nga Shote dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, dy motrat që kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait të tyre Sokol Haklaj në qershor 1997, së bashku me mikun e tij Brahim Rrustemi në Urën e Milotit, dhe 5 vite më vonë vrasjen e babait dhe vëllait tjetër të tyre, Elez dhe Cen Haklaj, më 8 maj 2002 në Bajram Curri.
Motrat Haklaj i kërkojnë SPAK të hetojë plotësisht ngjarjet dhe së bashku me Berishën, të akuzuar të tjerë janë edhe Sokol Mulosmani, Miftar Lumneshi, Rasim Lumneshi, Besim Hajdarmataj, Zef Lleshi, Agim Vuka, Haki Hoxha, Sokol Hoxha, Elez Kuliçi, Riza Metalija, Hamdi Çelaku dhe çdokush tjetër i përfshirë. Për të gjithë kërkohet hetimi për një sërë veprash penale ku më të rëndat lidhen me vrasjen dhe krijimin e organizatës kriminale
Sipas familjes Haklaj në kallëzimin e dytë janë dhënë prova mbi ngjarjen e ndodhur në 21 qershor 1997, ku iu bë pritë Fatmir Haklajt dhe 4 personave në urën e Milotit.
Nga ngjarja mbetën të vdekur dy persona, një nga personat mbeti i vrarë në makinë, kurse gardisti i njohur Sokol Mulosmani, vdiq në spitalin e Laçit pas një plagosje të rëndë.
