Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultatin 2-1 në ndeshje miqësore.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën pasdite në Belek të Turqisë. Për Kosovën U21 kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar këtë muaj.
Dardanët U21 e dominuan lojën plotësisht nga fillimi dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 7-të, me golin e Medin Gashit.
Edhe pse Kosova vazhdoi të kontrollojë lojën dhe pati disa raste të tjera për të shënuar, goli i dytë nuk erdhi. Ndërkohë, moldavët arritën t’i barazojnë shifrat posa nisi pjesa e dytë.
Megjithatë, ky gol nuk i zmbrapsi djemtë dardanë, të cilët arritën që të rikthehen shpejtë dhe të shënojnë golin e fitores përmes zëvendësuesit Kevin Krasniqi, në minutën e 65-të
Në miqësoren e parë, Kosova U21 u mposht nga Turqia me rezultatin 2-1.
Këto miqësore i kanë shërbyer përzgjedhësit U21 të Kosovës, Afrim Tovërlanit, për ta përgatitur skuadrën për ndeshjet e ardhshme kualifikuese