Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se cilat janë rekomandimet nga takimi urgjent i këshillit komunal për siguri.
“Pas ngjarjeve tragjike të dy ditëve të fundit, sot kam ftuar një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku kemi diskutuar për masat e menjëhershme që duhet të ndërmerren për rritjen e sigurisë për qytetarët tanë.”
Ai ka përmendur këto rekomandime:
– Drejtoria e Arsimit të mbajë takime të rregullta me prindërit
– Policia të shtojë kontrollin në të gjithë territorin, në shkolla dhe hapësira publike, gjithashtu shtimi i patrullimeve kombësore në zonat e frekuentuara
– Respektimi i orarit të punës të lokaleve afariste, gastronomi, si dhe lokalet që si veprimtari kanë videolojërat
– Në institucionet fetare të mbahen ligjërata vetëdijësuese kundër dhunës
– Organizimi i fushatave vetëdijësuese
“Si Komunë e Vushtrrisë mbesim të përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë, me qëllimin e vetëm që të ofrohet siguri e plotë për qytetarët tanë.”