Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot bashkë bisedimin me qytetarët në platformat sociale në rubrikën”Sy m’sy”.
Kreu i qeverisë tha se komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes, ndërsa shtoi se kjo tregon përmbushje të detyrave sipas kalendarit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit drejt integrimit në BE.
Rama tha se vendi ynë përfiton nga Bashkimi Europian 64.5 milionë euro shtetit si mbështetje për reformat dhe infrastrukturën.
“Kemi një të re shumë pozitive, komsionerja për zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se përgëzon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shpejtësinë në marrjen e financimi nga plan i ri i rritjes, shpejtësia në marrjen e financimit do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit
“Bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e axhendës kombëtare të reformave dhe 34 kalojnë përmes WBF, pra fondit të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën. Besoj se kjo është një tjetër shenjë e qartë se në po ecim me shpejtësi sipas rimit të caktuar edhe në negociata për tu anëtarësua në BE”, tha kreu i qeverisë