Situata mes Eglit dhe Gjestit vazhdon të jetë temë diskutimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, por edhe në studio.
Dyshja patën një darkë disaorëshe, ku u përpoqën të analizojnë marrëdhënien e tyre, por kjo nuk i ka bindur të gjithë.
Rozana u shpreh se e priste një bisedë me tone të ulëta mes tyre, por vuri në dukje se kishte vënë re një sjellje që nuk i pëlqeu.

Ajo tregoi një moment kur e kishte pyetur Gjestin për arsyen e mërzitjes me Eglin dhe ai i ishte përgjigjur “Më ka nxjerrë keq jashtë shtëpisë”.
Në vijim, Rozana gjykoi edhe qasjen e Eglit, duke thënë se nëse do të ishte në vendin e saj, nuk do ta pranonte aq lehtë një darkë me një djalë që e ka lënduar.
Më pas, Ledioni e pyeti Rozanën nëse mendonte që Gjesti po përpiqej të ulte tensionet me Eglin për të mos u dukur keq në sytë e publikut.
Pa hezituar, Rozana u përgjigj: “Para se ta përfundosh pyetjen, kam një ‘PO’ shumë të madhe. Gjesti mendon vetëm për klikime, ai nuk mendon për askënd tjetër këtu, aq më pak për Eglin”