Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës,
Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në faqen e ambasadës në rrjetin social ‘’X’’, ku është shtuar se përfaqësuesit e tyre janë takuar me stafin.
Në postim nga ambasada thuhet se teknologjia amerikane ka ndihmuar në prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet.
‘‘Dje përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), kanë vizituar objektin dhe janë takuar me stafin. Teknologjia amerikane ka ndihmuar prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë për mbi 50 vjet përmes KEK-ut dhe do të vazhdojë të përmirësojë sigurinë energjetike të Kosovës në të ardhmen. Partner i Preferuar’’, është shkruar në postimin e ambasadës
U.S. Embassy Pristina: Yesterday, U.S. Embassy representatives visited the Kosovo Energy Corporation (KEK), toured the facility and met with the staff. U.S. technology has assisted power generation in Kosovo for over 50 years through KEK and will continue to improve Kosovo’s energy security in the future. #PreferredPartner