Haradinaj nderon martirët e Krushës: Masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrat e marsit 1999 në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe Suharekë, duke theksuar se këto krime të tmerrshme janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.

“Ato ditë marsi, regjimi gjenocidal kreu një nga krimet më monstruoze dhe të planifikuara, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm”, ka shkruar Haradinaj, i cili tha se ndan dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre.

banner

Ai ka kujtuar me dhembje dhe nderim edhe 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe, si dhe 23 viktimat nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth.

“Fëmijë e të moshuar u ekzekutuan pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre. Masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri. Ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy