Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias, e fton këtë shtet ta hap ambasadën në Prishtinë

by Nexhat

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur në telefon me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur Kosovën.

Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë

banner

Po ashtu, Kurti ka shkruar në “X”, se kanë ftuar njëri tjetrin në vizita zyrtare – si dhe kanë folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

“Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia e ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin Ëilliam Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”.

“Krenar dhe i nderuar nga kjo arritje, i bëra një ftesë Kenias për të hapur një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka shkruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy