Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me votimin me postë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu tha për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, tha ajo.
VV e ka akuzuar LDK’në për “vjedhje industriale” të votave me postë dhe kanë kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave të LDK’së. Për këtë, VV i është drejtuar Gjykatës Supreme, e cila ka kohë deri sot të marrë vendim
Ndërsa në anën tjetër, deputeti Besian Mustafa, ka publikuar një video dhe ka thënë se VV ka manipuluar me votat e mërgatës.
“Mbi 1.600 fletëvotime të kësaj partie, të printuara me të njëjtat gabime teknike, dëshmojnë qartë një manipulim të organizuar”, ka shkruar ai.