Reuters raportoi për njohjen e Kosovës nga Kenia, përmend bllokadën gati pesëvjeçare në këtë proces

by Nexhat

Reuterska raportuar për njohjen e Kosovës si shtet nga Kenia, në të cilën përmendi bllokadën gati pesëvjeçare për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare

Në këtë artikull thuhet se Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara për shkak të kundërshtimit nga Serbia dhe aleatët e saj, përfshirë fuqitë me të drejtë vetoje në OKB, si Rusia dhe Kina.

banner

Mbi 110 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Reuters raportoi se kush e dha lajmin për njohjen e Kosovës nga Kenia.

“Ljamin e bëri të ditur ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ndau foto në faqen e tij në Facebook me presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto, teksa ky i fundit nënshkroi letrën e njohjes”, thuhet në artikull.

“Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim – që të bëj të dëgjohet zëri dhe e drejta e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet,” tha Pacolli, duke shtuar se ka lobuar për këtë që nga viti 2009

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy