Ish-sulmuesi i Juventusit, Parmës dhe Chelseat, Adrian Mutu, ka pranuar se përdorimi i kokainës i kushtoi mundësinë për të fituar “Topin e Artë”.
Në një rrëfim të sinqertë, ai tregon sesi ky gabim i rëndë ndikoi në karrierën e tij dhe se si periudha te Fiorentina mbetet kujtimi më i bukur i karrierës.
Mutu, i cili ka mbushur 46 vjeç dhe tani po punon si trajner në Rumani, pati një karrierë të shënuar nga ngritje dhe rënie dramatike.
Ai luajti për klube të njohura si Inter, Hellas Verona, Livorno dhe Cesena, por problemet nisën kur u transferua te Chelsea për 16 milionë funte nga Parma në vitin 2004.

Vetëm disa muaj më vonë, testi pozitiv për kokainë i dha fund eksperiencës në Londër.
“Marrja e kokainës ishte vendimi më i keq që kam marrë ndonjëherë. Isha vetëm dhe i trishtuar, por kjo nuk e justifikon atë që bëra. Duhet të kisha kërkuar ndihmë, por nuk e bëra. Ky mësim më bëri një person më të pjekur dhe më të vetëdijshëm”, deklaroi fillimisht ai
Mutu beson se nëse nuk do të kishte bërë këtë gabim, mund të kishte fituar Topin e Artë.
“Për më shumë se një sezon, kam qenë ndër lojtarët më të mirë në botë. Besoj se mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë, por vendimet e këqija më penguan ta bëja këtë”, nënvizoi ai.

Problemet nuk përfunduan me Chelsea-n. Në vitin 2010, ai dështoi sërish në një test dopingu gjatë kohës që luante për Fiorentinën, duke përjetuar një tjetër moment të errët në karrierë.
Mutu ruan kujtime të veçanta nga periudha te Fiorentina, por edhe te Juventusi ku fitoi trofe.