Drita demolon Gjilanin në derbin lokal

by Nexhat

Drita ka fituar ndaj Gjilanit me rezultat të thellë 4-0 ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit i është kthyer fitores në kampionat pas barazimit me Dukagjinin, duke mposhtur rivalët e mëdhenj lokal, Gjilanin, pa asnjë vështirësi.

banner

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të bardhekaltërve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe katër golat.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 12 minutave lojë me anë të Almir Ajzerajt, i cili shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 17-të ishte Rron Broja që shënoi për 2-0.

Në minutën e 24-të erdhi edhe goli i tretë me anë të Arb Manaj, i cili shënoi për 3-0, teksa ukrainasi Denys Kostyshyn (42’) dërgoi ekipet në pushim me rezultat 4-0.

Në pjesën e dytë, nuk pati shumë histori, pasi Drita e menaxhoi mirë lojën, Gjilani nuk pati shumë raste dhe portat mbeten të paprekura.

Në fakt, vendasit e gjeten e golin në minutën e fundit me anë të Albert Dabiqajt, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë dhe ndeshja u mbyll me rezultat 4-0.

Pas kësaj fitore, Drita e sheh veten në pozitën e parë me 57 pikë apo 42 më shumë se Ballkani i dyti, ndërsa Gjilani renditet i pesti me 35 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita udhëton te Feronikeli ’74, teksa Gjilani e pret në shtëpi Ferizajn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy