Festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

by Nexhat

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025 dhe se dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 30 mars.

Në njoftim thuhet se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

banner

Manifestimi fillon në ora 05:41, me faljen e namazit të sabahut të cilit do t’i prij, Hetem ef. Sopjani , pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni -anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës .

Namazi i Fitër – Bajramit do të falet në ora 06:59 minuta të cilit do t’i prijë, Vedat ef. Sahiti – kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Në njoftim tutje thuhet se me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 30 mars 2025, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në ora 12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy