“Ka agjendë të fshehtë”, Groenlanda refuzon vizitën e JD Vance dhe gruas së tij

by Nexhat

Një biznes turistik në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, ka anuluar vizitën e Usha Vance, bashkëshortes së zv/presidentit amerikan JD Vance, mes shqetësimeve për një agjendë të fshehtë nga administrata e Trumpit.

Fillimisht, vizita e Usha Vance ishte paraqitur si një udhëtim familjar për të shijuar kulturën lokale dhe për të marrë pjesë në garën tradicionale të slitave me qen, të quajtur Avannaata Qimussersu. Megjithatë, situata ndryshoi kur u mësua se ajo do të shoqërohej nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, duke shkaktuar zemërim te liderët lokalë, përfshirë kryeministrin e Groenlandës.

banner

Gjendja u përkeqësua edhe më shumë kur JD Vance njoftoi se ai gjithashtu do t’i bashkohej gruas së tij në këtë udhëtim, duke thënë se nuk dëshironte të humbiste “gjithë këtë argëtim”. Pas kësaj, dyqani i suvenireve Tupilak Travel, ku Usha Vance kishte planifikuar të ndalonte, refuzoi pritjen e saj.

“Fillimisht, i thamë se ishte e mirëpritur, por pas shqyrtimit të mëtejshëm vendosëm të anulojmë vizitën”, njoftoi dyqani në Facebook. “Nuk mund të pranojmë këtë agjendë të fshehtë dhe nuk duam të bëhemi pjesë e një shfaqjeje mediatike. Jo faleminderit. Groenlanda u përket groenlandezëve.”

Si rezultat, planet e Vance ndryshuan, dhe tani ai, së bashku me bashkëshorten e tij, do të vizitojnë bazën ushtarake amerikane të Forcës Hapësinore në Pituffik, në bregun veriperëndimor të ishullit, në vend që të marrin pjesë në eventet tradicionale lokale.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, tha për mediat daneze se ishte “pozitive” që amerikanët kishin anuluar vizitën e tyre në shoqërinë groenlandeze dhe do të kufizoheshin vetëm në bazën e tyre ushtarake

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka ripërsëritur synimin e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës, duke deklaruar: “Na duhet Groenlanda për sigurinë ndërkombëtare. E kemi të domosdoshme.”

Vance, në një video të postuar online, justifikoi vizitën e tij duke thënë se dëshironte të “shihte nga afër sigurinë e Grënlandës” dhe se “rivitalizimi i sigurisë atje është i rëndësishëm për sigurinë e gjithë botës.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy