Katolikët në Gjermani për herë të parë janë më pak se 20 milionë

by Nexhat

Numri i katolikëve të regjistruar në Gjermani ra nën 20 milionë për herë të parë vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara të enjten.

Shifrat preliminare nga Konferenca e Ipeshkvijve Gjermanë treguan se katolikët përbëjnë 23,7% të popullsisë, me numrin e anëtarëve të Kishës që arriti në 19,769,237 vitin e kaluar.

banner

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 321,611 u larguan nga Kisha vitin e kaluar – më pak se 402,694 katolikë që i kthyen shpinën Kishës në vitin 2023.

Një detaj tjetër ra në sy në të dhënat e së enjtes: kryepeshkopata e Këlnit nuk është më dioqeza me anëtarësimin më të madh në Gjermani, duke mbetur prapa dioqezës së Münster-it.

Sipas statistikave, kryepeshkopata e Këlnit tani ka 1,627 milionë anëtarë, ndërsa Münster-i 1,630 milionë

Kryetari i Konferencës së Ipeshkvijve Gjerman, Georg Bätzing, tha se shifrat “na sfidojnë të pyesim veten rishtas: Për kë jemi ne si Kishë?… Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për rrugë të reja, hapa të guximshëm dhe mbi të gjitha, vullnet i vendosur për t’u orientuar drejt realitetit”.

Disa dokumente formale në Gjermani përfshijnë një deklaratë të fesë. Anëtarët e regjistruar të një feje – duke përfshirë besimet katolike, protestante, hebreje dhe besime të tjera – paguajnë një shumë të barabartë me 8% ose 9% të tatimit mbi të ardhurat tek autoriteti përkatës fetar.

Kisha e di se sa njerëz janë larguar nga Kisha duke parë se sa njerëz regjistrohen zyrtarisht për t’u larguar dhe për këtë arsye nuk paguajnë taksën e kishës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy