Njësia e CIMIC-ut e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka zhvilluar disa aktivitete në mbështetje të institucioneve vendore, të cilat si qëllim kishin përmirësimin e kushteve të qytetarëve të Kosovës.
Një komunikatë e lëshuar nga kjo komandë bën të ditur se RC-W ka dhuruar: mjete shkollore në Pejë, Shushicë dhe Klinë; pajisje mjekësore në një qendër mjekësore në Dardani; pajisje për Brigadën e zjarrfikësve në Shtërpcë.
Për jo vetem kaq, ushtarët italianë kanë bashkëpunuar edhe me universitetet e Gjakovës dhe Prizrenit ku kanë mbajtur trajnime praktike dhe teorike rreth nutricionizmit.
Dhe si gjithmonë në fund të komunikatës theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar për një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.



