Kritikat për bllokim të qeverisë së opozitës, reagon Abdixhiku: Jeni mësuar që LDK t’ua bëjë politikën për qejf, lodheni kot, presioni po na forcon

by Nexhat

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se “LDK po e bllokon formimin e qeverisë opozitare”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se po lodhet kot me sulmet ndaj LDK-së, duke shtuar se gjithë ky presion vetëm po e bën LDK’në më të fortë.

banner

“Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, shkroi Abdixhiku mes tjerash.

Postimi i plotë:

Sonte në Gjakovë, për kafe të vonshme. Mes njerëzve të mbarë, mes mbështetësve tanë e mes bashkëqytetarëve gjakovarë. I falënderova për mbështetjen e dhënë. Turneu i falënderimit vazhdon.

U fola, i dëgjova, i sigurova për rrugëtimin tonë!

Për këto sulmet e gjithëanshme ndërsa, nga politikanë, mendimtarë publiko-partiak e secili që disi merr të drejtë të na tregojë se çfarë vendimi e qëndrimi na u dashka të mbajmë ne si LDK, për gjithë këta bashkë, u them se lodheni kot!

LDK po flet drejtë – po flet njejtë, po flet siç e kanë drejtuar votuesit e vet. Mbi të gjitha, LDK po flet me dioptri realiste në vend. Ky realitet nuk na pëlqen, por ai nuk ndryshon sado që investohet në antifushatë ndaj nesh!

Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë!

Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon.

Sa pak kanë kuptuar në gjithë këto katër vjet.
Që ta kuptojnë mirë dhe qartë, ajo politikë është e vdekur tashmë! Nuk kthehet më.

Së pari LDK!
Sepse me LDK dhe Kosova!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy