Ligji për Qeverinë, Gashi: E bënë vetë, tani nuk duan ta zbatojnë

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qeverinë për qasjen e saj ndaj Ligjit për Qeverinë, duke thënë se ekzekutivi nuk ka pranuar debat e as propozime gjatë miratimit të tij, ndërsa tani vetë nuk po e zbatojnë.

“Nuk pranuan as komente, as amendamente. E bënë vetë ligjin për qeverinë, u mburrën me të. Tani vetë nuk duan ta zbatojnë!” ka shkruar Gashi në profiline tij në Facebook.

banner

Ai ka theksuar se ky ligj nuk ka as logjikë kushtetuese e as institucionale dhe ka ngritur pikëpyetje për aspektin ligjor të dorëheqjes së kryeministrit dhe ministrave.

“Kështu siç e kanë bërë atë ligj, më së paku është budallaki,” ka shtuar deputeti i LDK-së.

Postimi i plotë:

Kur nuk pranon debat e as propozime, ndodh kjo!
E bënë vetë ligjin për qeverinë, u mburrën me të, nuk pranuan as komentet e as amendamentet. Tani vetë nuk duan ta zbatojnë!
Në fakt, siç e kanë bërë atë ligj, më së paku është budallaki – nuk ka as logjikë kushtetuese, as institucionale që kryeministri e ministrat të japin dorëheqje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy