Mehmetaj thotë se biseda e Kurti me rusët “ishte brenda rrëfimit ruso-serb”: Sulm direkt ndaj shtetit dhe Amerikës

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë viktimë e një mashtrimi nga komedianët e njohur rusë “Vovan & Lexus”, të cilët u prezantuan si presidenti i Letonisë në një bisedë online.

Në videon e publikuar nga komedianët, Kurti dëgjohet dhe shihet duke folur për çështje të ndjeshme politike, duke përfshirë ndikimin rus dhe serb në Kosovë, akuzat ndaj opozitës dhe kritikat ndaj ish-emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

banner

Kurti “bie pre e mashtrimit” të komedianëve rusë, mendonte se po bisedonte me presidentin e Letonisë

Në këtë bisedë, Kurti u ankua për një “luftë hibride” kundër tij, duke fajësuar Serbinë, Rusinë dhe disa “elementë të tyre brenda Kosovës”. Ai gjithashtu kritikoi opozitën për “premtime irracionale” dhe për flirtim me këtë luftë hibride.

Gazetari Lirim Mehmetaj, në Debat Plus, kritikoi ashpër përmbajtjen e bisedës së Kurtit, duke e cilësuar si të rrezikshme.

Mehmetaj ka theksuar se duke akuzuar Grenellin për ndërhyrje në politikën e Kosovës, Kurti ka përsëritur një narrativë të njohur ruso-serbe që e paraqet Amerikën si një fuqi “banditeske” që ndërhyn në vendet demokratike.

“Shqetësimi i madh është fakti se çka u fol aty. Ajo bisedë nga Albin Kurti, përveç se është komplet brenda rrëfimit ruso-serb, është sulm direkt ndaj shtetit të Kosovës. Qe pse. A tha që Grenelli ma ka ryzuar qeverinë. Siç e din Grenelli ka qenë në kohën kur pretendon se ia rrëzuar qeverinë, zyrtar amerikan. Pra, implikim direkt me akuza se SHBA-ja në mënyra banditeske ndërhynë në rrëzimin e qeverive në shtet demokratike. Rrëfim të cilin e ka pas prej vitesh Serbia dhe Rusia. Më saktësisht Millosheviqi i cili ka thënë ‘Amerika është një bandit që ma bombardon shtetin sovran’…

Tha se zyrtarët amerikanë, më saktësisht Grenelli, marrin çmime prej shteteve autokratike siç është Serbia. Çka dmth këtu? Është implikim direkt i Amerikës në aleanca autokratike e jo demokratike”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Mehmetaj, gjithashtu e kritikoi Kurtin për deklaratat mbi furnizimet ushtarake të ShBA-ve për “grupet terroriste e kriminale” në Lindjen e Mesme, duke thënë se kjo i shërben propagandës ruse që synon të paraqesë SHBA-në si një vend që mbështet organizata terroriste.

“Më së pari bëri gabim trashanik dhe i përziu muhaxhedinët dhe talebanët, qyshe dimë na muhaxhedinët kanë funksionuar në vitet e ’80, ndërsa talebanët në mes të viteve të ’90. Dhe si organizata as nuk synime të njëjta. Po shiko çfarë nxjerri këtu. Tha që ajo është një organizata terroriste, kriminale, po Amerika e ka furnizuar me armë. Çka po do më thënë? Që SHBA-të furnizojnë me armatim organizata terroriste nëpër botë. I kujt ky rrëfim që 20-30 vjet. Është i Rusisë”, ka thënë Mehmtaj.

Më tej Mehmetaj ka shtuar se kryeministri Kurti i kishte pranuar një të huaji se Rusia ka depërtuar në politikë, media dhe biznes në Kosovë. Sipas tij, edhe nëse këtë e thoshte një kundërshtar politik, Kurti duhej të kundërshtonte.

“Ia pranoi njeriut të huaj, që Rusia i ka hyrë në politikë, në media dhe në biznes. Për shtet të vet folke. Me qenë një kundërshtarë me thënë që Rusia është në politike, biznes dhe media, ky duhet mu çu me mbrojt Kosovën. Ky i thoshte një njëri të huaj, që supozohej ai kishe me thirr kompani me investu në Kosovë, i thoshte se në Kosovë Rusia është prezente në tri shtylla kryesore të shtetit. Edhe tjetra tha po armatosemi, se Serbia pritet të na sulmojë…”, ka shtuar Mehmetaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy