Ministria e Jashtme mohon pretendimet e Serbisë se Kosovës ia tërhoqen njohjen 28 shtete

by Nexhat

Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur “gënjeshtër të paskrupullt” deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Serbisë se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vjetët e fundit.

Në një deklaratë ku thotë se Serbia shkeli marrëveshjet e Brukselit me kundërshtimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, MPJ e Kosovës thotë se përpjekjet e Serbisë për minim të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare “kanë dështuar”.

banner

“Për më tepër, deklarata e Serbisë është e mbushur me gënjeshtra të hapura dhe dezinformata të qëllimshme. Pohimi se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit është një gënjeshtër e paskrupullt. Përpjekjet e Serbisë për të minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përmes manovrave të sajuara diplomatike kanë dështuar vazhdimisht”.

Serbia dje pretendoi se në tetë vjetët e fundit “28 shtete kanë tërhequr ose pezulluar njohjen e pavarësisë” së Kosovës, dhe se “vetëm dy shtete të reja kanë marrë vendim për njohje”.

“Shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare, ligji dhe drejtësia janë në anën e Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJ-së serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy