Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë vijuar shkëmbimin e batutave përmes videove në rrjetet sociale, duke e kthyer debatin politik në një duel ironish dhe thumbimesh që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjithçka nisi nga një deklaratë e Ramës, i cili tha se e ka “zemër Lulin”. Kjo nuk i shpëtoi vëmendjes së Bashës, i cili e ngacmoi kryeministrin publikisht, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje të dyshimta me çështjen “McGonigal”. Por, Rama nuk vonoi t’i përgjigjej me stilin e tij të zakonshëm, duke vijuar ironinë për rivalin e tij politik.
Pjesë nga dialogu Rama-Basha
Basha: O Rame, si paske thënë sot, e kam zemër Lulin?
Rama: E thashë mor Lul, e thashë ndjesë të kërkoj falje, se e di që ti nuk do që këtë ta marrë vesh mileti dashurinë tonë. Po çfarë të bëj, më foli zemra, po plaste.
Basha: Sa zemër më ke ti mo Rame! E mori vesh gjithë bota kur korruptove McGonigal, me më bërë gropën por re vetë brenda.
Rama: Po unë gjithmonë kam rënë brenda mo burrë, sa herë jam marrë me ty, gropë me gropë. Po nuk vej mend, se ta thashë nuk më le zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër.
Basha: S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame! Se vetëm ai të mban në pushtet. Ai t’i dha votat për t’i liruar të korruptuarit.
Rama: E jo, atë buf s’e kam dash kurrë dhe ti e di shumë mirë. Se ti edhe sot ke frikë t’ia përmendësh emrin mor Lul, se po të ndjek dhe në fushatë, e hiç, meazallah se ia thua euroatlantikëve të vërtetat për bufin, për kënetën, për Gaz Ballakumen e për tjetrin e për tjetrin. Jo mo vëlla, hiç. Vjen vërdallë o Rame, o Rame. Vjen vërdallë si reja e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë…
Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votoje as vettingun, SPAK-un as që bëhej fjalë. “Rama ik, Rama ik”. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë, se mos e godas bashkë me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”.
Basha: E mor sa i madh je… Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit