Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka folur për formimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Peci tha se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës e kërkon postin e kryeministrit do të bëjë një precedent jo të mirë, i cili mund t’i kushtojë në të ardhmen.
“Kjo për shkakun se në të ardhmen nëse do t’i fitonin zgjedhjet dhe tjerët thonë jo s’bën se na duhet me pas kryeministrin”, tha Peci për RTV21.
Sipas tij është e rëndësishme që aktualisht të kuptohet momenti politik.
“Hezitimi për themelimin e qeverisë nga opozita është elefanti në dhomë dhe ai është Asociacioni”, u shpreh Peci, duke shtuar se kësaj çështje nuk mund t’i iket.
Ish diplomati Peci tha se, pas certifikimit të zgjedhjeve, edhe nëse thirret mbledhja konstituive mund të ndodh që mos të konstituohet Kuvendi
“Lëviza Vetëvendosje mund të thotë se derisa s’na je neve Gjykata Kushtetuese vendimin ne nuk e propozojmë kryetarin e Kuvendit të Kosovës e kështu me radhë. Tash mundemi me i pa tendencat se a është zvarritje e procesit”, tha Peci