“Pse me i shërby veç KEDS-it? – Punëtori në KEK dërrmohet tu punu”, Dibran Hoxha i revoltuar me rritjen e çmimit të rrymës

by Nexhat

Analisti Dibran Hoxha është i revoltuar me rritjen e çmimit të rrymës që pritet të hyjë në fuqi nga prilli i këtij viti.

Hoxha në emisionin Pressing në T7 shtron pyetjen pse ZRRE’ja me i shërby vec KEDS’it.

banner

“Kujt po i shërbeni?? Meqë rregullatori është më përfshi aspektin social me pas parasysh barrën e qytetarëve. Pse me i shërby vec KEDS’it? Këtu ka shumë dilema”.

Tutje, Hoxha thotë se e gjithë kjo po i shërben veq KEDS’it dhe Qeveria po rrin në heshtje duke e aprovuar gjithë këtë rritje e rrymës që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.

“Shembulli më përfekt qysh krejt kjo logjikë po i shërben veq atij operatorit dhe Qeveria po rrin në heshtje duke ia aprovu qat benefit që e ka KEDS’i.

Punëtori i KEK’ut dërrmohet, ia shet me 30 euro megavatin, KEDSi thotë unë du me jau qit 100, për me thjeshtu pe thom me shifra mikse. Ai punëtori i KEDS thotë unë jom tu punu ton ditën për qet qymyr, a bon me shit edhe na nja 50, edhe na rriten rrogat. Jo sbon ti me 30 ki me shit. Ky punëtori i KEK’ut kur shkon market blen ma shtrejt, rrogën e merr njëjtë”, tha Hoxha.

Jetojmë në një rend kushtetues që përcakton tregun e lirë, ama tregu i lirë nuk e ka mundësinë pafundësisht me abuzu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy