Rreth 2 mijë të arrestuar në 8 ditë/ Studentët protestë masive kundër Erdogan në Ankara, policia përdor ujë dhe sprej piper për t’i larguar

by Nexhat

Policia turke ka përdorur sprej piper dhe ujë kundër protestuesve në Ankara pasi studentët mbushën sheshet në reagim kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu

Studentët protestues u përpoqën të marshonin këtë mëngjes dhe u mblodhën për të lexuar një deklaratë pranë portave të Universitetit Teknik të Lindjes së Mesme, raportuan mediat lokale

banner

Sipas tyre policia përdori topa uji dhe sprej piper ndaj studentëve, ndërsa studentët u fshehën pas kontejnerëve.

Demonstratat filluan javën e kaluar pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Imamoglu ka qenë në burg në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion që shumë i konsiderojnë të motivuara politikisht dhe gjithashtu është akuzuar për mbështetje të terrorizmit.

Qeveria këmbëngul se gjyqësori është i pavarur, por kritikët thonë se provat bazohen në dëshmitarë sekretë dhe i mungon besueshmëria.

Ministri i Brendshëm Ali Yerkikaya tha sot se rreth 1,900 njerëz janë arrestuar në tetë ditët e fundit të demonstratave.

Ai tha se 1,879 të dyshuar ishin arrestuar, duke përfshirë 260 të cilët do të mbahen në burg në pritje të gjykimit.

468 të tjerë janë liruar nën kontrollin gjyqësor, ndërkohë që rastet e tyre vazhdojnë. Procedimi është në vazhdim për 662 persona të tjerë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy