Një gjuajtje me armë që ndodhi të martën në orët e vona ka lënë të vdekur një person, ndërsa një tjetër të lënduar.
Gjuajtjen me armë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku fillimisht ishin plagosur dy persona, por që njëri prej tyre nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.
I pranishëm në vendin ku ndodhi ngjarja ishte edhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Naim Bunjaku – Xuxi.

Ai tha se ndodhej për herë të parë në atë vend, ku u ftua për të pirë një çaj, e po hante një ëmbëlsirë.
“Fatkeqësisht ndodhën shumë raste brenda dy tre ditëve gjithandej. Ne jemi pak banorë dhe me ndodh kaq shumë raste, vrasje”, u shpreh ai fillimisht
“Asnjëherë nuk kam qenë në një situatë të tillë kur ti hyn brenda për me hëngër një sutliash edhe sepse i njeh të gjithë, unë jam qytetar i këtij qyteti i lindur në Prishtinë, krejt ata aty i kam shokë. Kam një moshë pak më të madhe. Duke kaluar andej e kam parë dikë më tha eja pimë një çaj, gjithmonë gjatë Ramazanit mblidhen pas iftarit hajnë diçka, pijnë dikush luan letra”.
“Gjithçka ka qenë super. U ula me një tavolinë ku ishte e thatë për pak minuta ka ndodhur çfarë ka ndodhur tre vetë, unë dy i kam parë, një i maskuar një pa maskë, një tjetër ka qenë tek dera. E di që i fundit kam arritur me dalë, fatmirësisht kam shpëtuar. Ka ndodhur gjithçka, minuta ishte shumë. Nuk mendoj që aty ka pasur therje. Të maskuarit kanë qenë me pushkë automatike. Në momentin që kanë hyrë brenda është gjuajtur. I ndjeri ka qenë pas meje në tavolinë. Në momentin që kanë hyrë të gjithë janë zgjuar në këmbë, unë jam rrëzuar me karrigë mbrapa. Nuk pati fjalë. Direkt te personi edhe aq. Njëri u plagos në tavolinë ku kam qenë unë”, tha mes tjerash Xuxi