“Xabi Alonso përfundimisht do të bëhet trajner i Real Madridit” – Fabrizio Romano jep të rejat e fundit

by Nexhat

Xabi Alonso përfundimisht do të bëhet trajneri kryesor i Real Madridit, nëse jo sezonin e ardhshëm, atëherë do të jetë sezoni më pas, ka thënë Fabrizio Romano. 

Ai madje këtë gjë e ka lidhur me interesimin e Real Madridit për Martin Zubimendin.  

banner

“Unë mendoj se ne po shohim lidhje të Real Madridit me Zubimendin sepse Xabi Alonso është një tifoz i madh i lojtarit. Xabi përfundimisht do të jetë trajneri i Real Madridit”, ka thënë Romano.

Real Madridi nuk ka absolutisht asnjë plan për të shkarkuar Carlo Ancelottin. Italiani ka një kontratë deri në verën e vitit 2026, të cilën klubi synon ta nderojë deri në fund. 

Megjithatë, Real Madridi po mendon për jetën pas Ancelottit me Alonson dhe Zinedine Zidanen kandidatët më të mundshëm për t’u zëvendësuar

Real Madridi ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm që kur Ancelotti u rikthye për periudhën e tij të dytë, duke fituar dy herë La Ligan, dy herë Ligën e Kampionëve, dy herë Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy