Avokati kosovar, Gafurr Elshani, ka reaguar lidhur me deklarimet që Nasim Haradinaj ka bërë në emisionin Pressing të T7 duke aluduar se Elshani ka marrë pa të drejtë për pesë vite para nga OVL e UÇK-së në cilësinë e avokatit dhe se s’ka mbajtur qëndrimin e duhur kur kanë ardhur dokumentet e Speciales në zyrat e OVL-së.
Elshani thotë se këto deklarime të Nasim Haradinajt janë të pasakta dhe të pavërteta.
Ai tutje në reagimin e tij thotë se këto çështje mund t’i sqarojnë pasi të përfundojë procesi i gjykimit në Hagë.
Reagimi i plotë i Avoaktit Gafurr Elshani
SQARIM LIDHUR ME THËNJET E PASAKTA TË NASIM HARADINAJT
Sot e pash se para dhjet dite, në emisionin “Pressing” në televizionin T7, Nasim Haradinaj ka dhënë deklarata të pasakta për mua duke deklaruar se për pesë vite kam marrë para pa të drejtë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në cilësinë e avokatit. Dhe e dyta gjoja nuk kam mbajtur qëndrimin e duhur kur ka ardhur dokumentacioni nga Gjykata Speciale në ambientet e OVL-së,. Asnjë avokat me integritet nuk do të vazhdonte të qëndronte brenda një kontrate në të cilën nuk i pranohen shërbimet dhe ekspertiza. Për më tepër kur klienti vepron në kundërshtim me udhëzimet e avokatit. E udhëzimet e mia kanë qenë të prera të cilat i din nga Kryetari i OVL-së deri te secili ushtar i UCK-së që kam pasur rastin ta udhëzoj.
Me OVL-në, pjesë e së cilës jam, kam qenë dhe do të jem korrekt gjithnjë. Unë nuk do të dëshiroja të merrem me thëniet e pasakta lidhur me mua të bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit tim Nasim Haradinajt, të cilit ja njoh dhe vlerësoj lart kontributet para dhe gjatë luftës çlirimtare. Unë, për hir të publikut, dua të sqaroj edhe një herë, se ato thanje janë të pavërteta. Nëse duhet sqaruar diçka më tepër do të dëshiroja që unë dhe Nasimi këtë ta bëjmë në një kohë pak më të përshtatshme, pasi të mbaroj procesi i padrejtë kundër UCK-në Dhomat e Specializuara në Hagë. Natyrisht do t’i jepnim mundësi publikut të vijë vetë në përfundime për këto çështje
AVOKAT
GAFURR ELSHANI
28 mars 2025, Prishtinë