Berisha prezanton logon e fushatës: Shkojmë të sigurt drejt fitores më 11 maj

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar logon e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me të cilën sipas tij do të shkojnë të sigurt në fitore për zgjedhjet e 11 majit.

Teksa komentoi numrin 1 që i përket këtij koalicioni në fletën e votimit, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë 1-shin.

banner

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari. Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh. Pra ata që votojnë për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore votojnë 1-shin. Defakto janë 1-sha. Nuk mohohet, të jesh 1-sh, t’u përkasësh 1-shave është një nder, një privilegj, është një detyrë të qëndrosh në lartësi. Po kjo do të jetë e gjithë, por nuk po ndalem tek flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse. Logoja, pra çdo gjë, siç e shihni është logoja e betejës, logoja me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 majit”.

Ndërkohë kreu demokrat tha se do të flasë në kongresin e Partive Popullore dhe do të paraqesë të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Është kongresi i Partive Popullore, ku marrin pjesë 13 kryeministra dhe gjithë kryetarët dhe unë jam e do të mbaj një fjalë, më është përcaktuar koha, më është dhënë koha të mbaj dhe unë fjalën e time e do të shkoj. Do të përpiqem ta ekonomizoj kohën në mënyrën sa më racionale. Ajo është një ngjarje shumë e madhe, për jetën e Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike, si anëtare e asociuar që është e kësaj organizate. Jam i nderuar që do të shkoj dhe të paraqes Shqipërinë, të vërtetat siç i ka Shqipëria dhe u them unë ju, që kjo paraqitje e të vërtetave të Shqipërisë, do të ndihmojë shumë, Shqipërinë dhe shqiptarët”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy