Hamza i fton partitë e tjera për reflektim: Kryetari i Kuvendit i takon VV-së, s’duhet të ketë pengesa në zgjedhjen e tij

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe votimin e kryetarit të Kuvendit që i takon Lëvizjes Vetëvendosje,

Hamza ka thënë se për zgjedhjen e kryetarit nevojiten 61 vota dhe ka thënë se nuk beson që duhet  të ketë pengesa për këtë. 

banner

Ai ka thënë se pret reflektim edhe nga të gjitha partitë e tjera, meqë dihet se kush e bën propozimin dhe kujt i takon pozita e kryetarit të Kuvendit.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit i takon me propozu partisë më të madhe. Nevojiten 61 vota. Dhe nuk besoj që duhet të ketë pengesë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Pres që të ketë reflektim të gjitha partive, propozimi dihet kush e bon e kujt i takon e drejta dhe të ketë vota të mjaftueshme që të konstituohet Kuvendi dhe pastaj vjen momenti për marrjen e mandatit për krijimin e Qeverisë”, ka thënë Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy