KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS’it dhe KOSTT me çmim të njëjtë edhe për një vit, tarifat s’i kanë ndryshuar nga viti 2019

by Nexhat

Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se tarifat e aprovuara për këtë periudhë për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h, për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h.

banner

Në njoftim thuhet edhe se KEK është kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon, dhe se, tarifat e këtij prodhuesi kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.

Postimi:

Njoftim për Miratimin e Tarifave për Periudhën 2025-2026 nga Bordi i Drejtorëve të KEK

Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), mbajtur sot, janë aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

Tarifat e aprovuara për këtë periudhë janë si vijon:

• Për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h

• Për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h

• Për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h

Vlen të theksohet se tarifat e prodhuesit KEK kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019. KEK vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë, pavarësisht vështirësive të prodhimit, investimeve kapitale në mirëmbajtjen e teknologjisë,  si dhe sfidave të tjera që KEK ka hasur gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës globale energjetike që ka pasuar pas luftës në Ukrainë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy