LDK kundërshton rritjen e çmimit të rrymës: Është e pajustifikueshme, goditje për qytetarët

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar paralajmërimet për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, duke kritikuar ashpër edhe qeverinë të cilën e ka cilësuar si të paaftë në menaxhimin e këtij sektori,

Nga kjo pari është thënë se vendimi për rritje të këtij çmimi është i papranueshëm, dhe se pushteti po i godet qytetarët duke rritur koston e jetesës.

banner

‘‘Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike është jo vetëm e padrejtë dhe e pajustifikueshme, por dhe e dëmshme për interesin e përgjithshëm. Për më tepër, kjo Qeveri po e përdor ZRrE-në si instrument për t’ua imponuar qytetarëve koston e dështimeve të saj qeverisëse dhe mungesës së vizionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’’, thuhet mes tjerash në reagimin e LDK-së.

Tutje, nga kjo parti është deklaruar edhe se, rritja e çmimit të energjisë është goditje e standardit jetësor të qytetarëve.

Komunikata:

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe kundërshtimin e pakompromis ndaj paralajmërimit të fundit të ZRrE-së për rritjen 15% të çmimit të energjisë elektrike. Kjo përbën rritjen e tretë të çmimeve gjatë mandatit të kësaj Qeverie, e cila ka dëshmuar paaftësi të theksuar në menaxhimin e sektorit energjetik dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Ky vendim i papranueshëm është dëshmi e qartë e mungesës së ndjeshmërisë sociale dhe politike të këtij pushteti, i cili në vend të ndihmës për qytetarët, po i godet ata sistematikisht me rritje të kostos së jetesës. Në katër vitet e fundit, qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me inflacion të lartë, me ngritje çmimesh në të gjithë sektorët jetikë, ndërkohë që pagat kanë stagnuar dhe fuqia blerëse është rrënuar.

Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike është jo vetëm e padrejtë dhe e pajustifikueshme, por dhe e dëmshme për interesin e përgjithshëm. Për më tepër, kjo Qeveri po e përdor ZRrE-në si instrument për t’ua imponuar qytetarëve koston e dështimeve të saj qeverisëse dhe mungesës së vizionit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

LDK e konsideron këtë rritje të çmimit si goditje të drejtpërdrejtë ndaj standardit jetësor të qytetarëve. I bëjmë thirrje ZRrE-së që të mos bëhet vegël e politikave të gabuara të pushtetit dhe të rikthehet në funksionin e saj të vërtetë: mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një tregu të drejtë dhe transparent të energjisë.

Kosova meriton një qeverisje kompetente dhe me vizion, jo një pushtet që e trajton popullin si barrë. LDK do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe do të kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike çdo politikë që rëndon padrejtësisht mbi ta. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy