Ish-ministri i Financave dhe ish-anëtari i Partisë Socialiste, Arben Malaj, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me situatën politike në vend gjatë një intervistë për News24, duke u fokusuar në analizën e brendshme të PS-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Malaj theksoi se në PS po shikohet një përplasje e pashmangshme mes grupeve të ndryshme, duke i bërë thirrje partisë të reflektojë mbi listat e mbyllura të kandidatëve. “Ata që janë në listat e mbyllura të PS janë anëtarë të qeverisë pa kontribute politike. Këto janë zgjedhje të Ramës,” deklaroi ai
Ish-ministri theksoi se marrja e një mandati politik pa një njohuri të mirë për partinë nuk është e shëndetshme. Ai citoi një koleg deputet të PS-së, i cili i kishte thënë se pritej të ndodhte një luftë grupesh brenda partisë.
“Ata që janë në listën e sigurt kanë filluar që, pasi janë siguruar vetë, të sulmojnë mbështetjen e të vjetërve,” shtoi Malaj