Man City bën gati 125 milionë euro për transferimin sensacional të verës

by Nexhat

Manchester City janë të gatshëm të dhurojnë 125 milionë euro për transferimin e Florian Wirtz, pasi mësuan se ishte e pamundur të nënshkruajnë me Jude Bellingham. 

Sipas një raportimi nga Defensa Central, Pep Guardiola kishte insistuar që të nënshkruajnë me Bellingham, por 21-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi. 

banner

Raporti shton se ata tashmë kanë intensifikuar interesimin e tyre për gjermanin Wirtz, një lojtar për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë 125 milionë euro. 

Wirtz ka qenë në radarin e Cityt tash e sa kohë, por transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi në garë për të është edhe Bayern Munichu. 

Gjithnjë sipas raportit, Real Madridi nuk po e konsideron mundësinë e transferimit të Wirtz pasi ata tashmë kanë Bellingham në radhët e tyre. 

Të gjithë sytë do të jenë mbi Wirtz, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, nëse ai do të vendos të qëndrojë tek Bayer Leverkuseni apo të largohet në kërkim të aventurave të reja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy