Ndërrohet komanda në NALT, gjenerali gjerman Nawrat ia kalon bashkëkombasit të tij Lange

by Nexhat

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar për ndërrimin e komandës në postin e kreut të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.

Gjenerali gjerman Christian Nawrat ia ka kaluar komandën bashkëkombësit të tij, gjeneralit Sven Lange.

banner

Ambasada gjermane tha se ky ishte një “moment i rëndësishëm për Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë”.

“Pas 11 muajsh shërbimi të përkushtuar dhe shembullor si drejtor i NALT, gjenerali Naërat i ka dorëzuar zyrtarisht drejtimin pasuesit të tij gjerman, gjeneralit Lange. Ky tranzicion nënvizon kontributin vendimtar të Gjermanisë në misionin e NATO-s në Kosovë. Ne i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt gjeneralit Nawrat për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe i urojmë gjeneralit Lange suksese në detyrën e tij të re”, ka shkruar ambasada.

Të dy gjeneralët gjermanë sot gjatë ditës qëndruan në takim te presidentja Osmani bashkë me shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, Presidentja Osmani i  ka ndarë Gjeneral Nawrat-it Medaljen Presidenciale Ushtarake

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy