“Pesë hapa se si instalohet personi i partisë në institucione”, Molliqaj për Shkretën që u rendit i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK

by Nexhat

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas raportimeve se ish-kandidati i VV-së për deputet, Mirsad Shkreta ka dalë i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka ironizuar duke treguar se cilët janë hapat që të instalohet personi i partisë në institucione të pavarura.

banner

“1. Kandidati garon për deputet
2. Kandidati nuk arrinë të bëhet deputet
3. Kandidati kandidon për drejtor të QKSUK
4. Prej 4 kandidatëve, 2 tërhiqen nga gara.
5. Kandidati del i pari në test me shkrim, me 20 pikë më shumë se kandidati tjetër”, shkroi mes tjerash Molliqaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy