Prishtina rikthehet tek fitoret pas një kohe të gjatë, mposht Feronikelin ’74 në ‘frymën e fundit’

by Nexhat

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar. 

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Suhejlj Muharem në minutën e 37-të. 

banner

Kryeqytetasi reaguan në çastet e fundit të pjesës së parë duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Axel Gnapit i cili u asistua nga Dion Gallapeni. 

Pjesa e dytë ishte më e plogësht me Prishtinën që krejt në momentet e fundit të takimit arriti ta sigurojë fitoren.

Rasti më serioz për Prishtinën erdhi në minutën e 82-të përmes Gentrit Salihun i cili bëri një goditje nga 30 metra, e cila u ndal nga portieri mysafir. 

Prishtina arriti ta përmbysë rezultatin në minutën e 92-të duke shënuar për 2-1 me anë të Ron Raçit i cili u gjend mirë në zonë për ta shfrytëzuar topin e kthyer nga traversa

Të besuarit e Jean Michel Cavallit e gjejnë veten në pozitën e katërt me 35 pikë të grumbulluara, teksa Feronikeli ‘74 në të fundit me 14 sosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy