Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është lojtari që ka kompletuar më shumë pasime të sakta deri tani këtë sezon.
Kapiteni i Dardanëve është ngritur në qiell nga faqja zyrtare e Serie A, pas statistikës brilante në kompletimin e pasimeve.
“Profesor. Amir Rrahmani është lojtari me pasimet më të suksesshme në këtë sezon të Serie A”, shkruan në faqen zyrtare të Lega Serie A.

Mbrojtësi kosovar i Napolit ka arritur deri tani këtë sezon të kompletoj me sukses plotë 1889 pasime, duke lënë pas vete shumë emra të njohur, shkruan Telegrafi.
Pas Rrahmanit, pozitën e dytë e zë Evan Ndicka i Romës me 1848 pasime të suksesshme, ndërsa treshja kompletohet me Alessandro Bastonin e Interit që ka kompletuar me sukses 1619 pasime.
Në pozitën katër dhe pesë gjenden dy lojtarët e Juventusit, Pierre Kalulu dhe Manuel Locatelli, të cilët kanë 1599 pasime të suksesshme, respektivisht 1577 pasime.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1193482068808531%26set%3Da.806368277519914%26type%3D3&show_text=true&width=500
Pesë lojtarët që kanë kompletuar më shumë pasime në Serie A
Amir Rrahmani – 1889 pasime të suksesshme
Evan Ndicka – 1848 pasime të suksesshme
Alessandro Bastoni – 1619 pasime të suksesshme
Pierre Kalulu – 1599 pasime të suksesshme
Manuel Locatelli -1577 pasime të suksesshme