Qeveria italiane: Në Gjadër do dërgojmë edhe emigrantë të paligjshëm

by Nexhat

Përmes një dekreti, qeveria italiane ka modifikuar ligjin që ratifikon Protokollin Itali-Shqipëri, për të hapur dyert e qendrës pritëse në Gjadër edhe për emigrantët e paligjshëm në Itali që ndodhen në pritje të dëbimit. Fillimisht marrëveshja parashikonte që në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit të qëndronin përkohësisht vetëm emigrantë në pritje të azilit politik.

“Qendrat shqiptare të Gjadrit dhe Shëngjinit, të cilat deri më tani kanë mbetur bosh, mund të luajnë një rol në forcimin e sistemit të riatdhesimit të emigrantëve të parregullt që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Itali. Ne do të jemi në gjendje t’i çojmë ata në shtëpi, ose përndryshe do përfundojnë duke i bërë qytetet tona më pak të sigurta”, tha ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.

banner

Sipas ministrit, konvertimi i qendrave nuk do të përfshinte investime dhe punime të mëtejshme. Ai tha se kryerja e më shumë riatdhesimeve është edhe një kërkesë e BE-së.

“Ato tashmë përmbajnë hapësira të dedikuara për kryerjen e riatdhesimit. Struktura është përgatitur tashmë për këtë funksion. Funksioni origjinal i qendrave do të ruhet”, shtoi ai.

Ky vendim i qeverisë italiane vjen pas vendimeve të përsëritura të gjyqësorit, që kishte bllokuar transferimin e emigrantëve në qendrat e Shëngjinit dhe Gjaderit, duke i konsideruar ndalimet të paligjshme dhe duke urdhëruar kthimin e tyre në Itali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy